Eko Higjiena

Presidentja nuk flet për dyshimet e Avokatit të Popullit ndaj Kushtetueses

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Dyshimet e avokatit të popullit Sami Kurteshi për falsifikimin e mundshëm të kuorumit të Gjykatës Kushtetuese, kur kjo gjykatë vendosi që është kushtetues dekreti i presidentes për vazhdimin e mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë, nuk janë komentuar nga kryetarja Jahjaga.

Jahjaga po vizitonte Krushën e Madhe, kur u pyet nga gazetari i KALLXO.com se si i komenton akuzat e Avokatit të Popullit ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Këto ndonjëherë tjetër, drejtësia është e ndarë,” tha presidentja Jahjaga, duke folur për ndarjen e pushteteve.

Jahjaga më 1 shtator të vitit të kaluar ua vazhdoi me dekret mandatin tre gjyqtarëve ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese, në kohën e ngërçit politik në Kosovë.

Pastaj avokati i popullit Sami Kurteshi këtë dekret të presidentes e dërgoi për vlerësim kushtetutshmërie në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar masë të përkohshme ndaj tij, me të cilën dekreti do të pezullohej.

FIDANISHTJA

Në nëntor të vitit të kaluar me vendimin KO 155/14 Kushtetuesja hodhi poshtë kërkesën e avokatit për masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes.

Por Robert Carolan, njëri nga këta gjyqtarë ndërkombëtarë i shkroi avokatit Kurteshi, për t’i treguar se e ka distancuar veten nga pjesëmarrja gjatë vendimit të Kushtetueses me numër KO 155/14, ndërsa avokati dyshon se nuk kishte kuorum për këtë vendim.

Kurteshi letrën e gjyqtarit Carolan e publikoi më 26 shkurt, ndërsa për këtë çështje emisioni “Jeta në Kosovë” mbajti një debat.

Gjykata Kushtetuese mohoi se ndonjëherë i ka munguar kuorumi. /Kallxo.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.