Thaçi në Berlin: BE ta integroj Ballkanin ose ta marrë përsipër rrezikun nga Rusia dhe ISIS
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar Bashkimit Evropian dhe NATO-s për të përshpejtuar integrimin e vendeve të Ballkanit në këto organizata ose të marrin përsipër rrezikun e përhapjes së ndikimit të Rusisë dhe ekstremistëve të ISIS në Ballkan.
Hashim Thaçi ka bërë një deklaratë bombastike për BE-në në një intervistë për Reuters, duke thënë se BE-ja duhet ta heq regjimin e vizave për kosovarët ose të marrë rrezikun që i kanoset vendit nga
“Është momenti kur Brukseli duhet të heq dorë nga retorika dhe fjalët e mirë për Kosovën dhe të marrë masa konkrete”, citohet të ketë thënë Thaçi të martën pas takimit me homologun e tij gjerman Frank-Walter Steinmeier.
Reuters shkruan sesi Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe qysh atëherë partneri i Serbisë, Rusia e ka bllokuar anëtarësimin në Kombet e Bashkuara.
E Thaci citohet të ketë thënë se kosovarët janë të izoluar padrejtësisht. Duke folur për njohjen nga Serbia, Thaci citohet të ketë thënë se “Serbia do të detyrohet ta pranoj realitetin e Kosovës”. Por për njohje të realitetit në Ballkan, transmeton Gazeta Express, Thaçi i ka bërë thirrje BE-së.
“BE-ja nuk duhet të vonoj proceset e pranimit, zgjerimit dhe integrimit të Kosovës dhe mbarë rajonit në BE dhe NATO. Çdo vonesë në këtë proces është i rrezikshëm. Ai i hap rrugë depërtimit dhe rritjes së ndikimit të Rusisë në Ballkan, sa i përket aspektit politik, ekonomik por ushtarak”, ka thënë Thaçi, transmeton gazeta Express.
“Gjithashtu kjo vonesë i hap rrugës ISIS që të depërtoj në rajon dhe të shtrij ndikimin në Ballkan”, ka shtuar Thaçi, duke iu referuar shtetit islamik.
Thaçi gjithashtu ka folur edhe për ikjen masive të kosovarëve drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit duke thënë se tashmë në Kosovë numri i atyre që duan të ikin nga vendi ka rënë në mënyrë drastike.


