Hidromorava

Njësiti i Dobërçanit dhe ai i Petrovcit i shkruajnë letër të hapur Komisionit qeveritar

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Pas publikimit të listave të personave të cilëve iu është njohur statusi i Veteranit të ZO të Karadakut, sikurse në mesin e ushtarëve tjerë po ashtu edhe në mesin e ushtarëve të njësitit të Dobërçanit dhe atij të Petrovcit ka mjaft pakënaqësi, zhgënjim, dyshime si dhe dilema sepse në këto lista për të cilët po thuhet se janë fillestare konsiderojmë se kategorizimi nuk është bërë drejtë thuhet në reagimin e këtyre njësiteve drejtuar Komisionit qeveritar.

Njësiti i Dobërçanit si dhe ai i Petrovcit është formuar me urdhër të komandës së ZO të Karadakut dhe ishte i organizuar, i armatosur i përgatitur mjaft mirë për të zbatuar urdhrat e marra nga lartë dhe ka qenë aktiv deri në përfundim të luftës thuhet në reagimin e ish luftëtarëve të vërtetë të këtyre dy njësive raporton rajonipress.

Kontributi si dhe angazhimi i gjithë ushtarëve të Njësitit ka qenë njëjtë dhe duke u bazuar në këtë kemi menduar se verifikimi-procesi do të jetë i drejtë pa anime dhe kategorizimi do të bëhet njëjtë duke besuar se edhe bashkëpunimi me gjithë Komandantët e Njësive si dhe përgjegjësit e tjerë nuk do të mungoj sepse dëshmitar të asaj kohe janë këta të cilët posedojnë informata të mjaftueshme dhe të hollësishme dhe është menduar se këto informata do të merren nga po këta Komandant, një gjë e tillë nuk ka ndodhë çka do të thotë se edhe vet Komisioni nuk ka qen në nivelin e duhur dhe përgjegjës siç është dashur të ishte, prandaj pakënaqësitë janë plotësisht të arsyeshme sepse sistemimi i pjesëtarëve të Njësitit nuk është bërë drejtë.

Në reagim thuhet se këtë pakënaqësi më shumë e rritë edhe mosnjohja e statusit Dëshmorëve të fshatit. Pra arsyet që na bëjnë të zhgënjyer dhe të pakënaqur nga ky proces janë: Mungesa e bashkëpunimit të Komisionit me njerëzit përgjegjës-Komandantët e Njësive, Mosnjohja e Statusit të Dëshmorëve të fshatit,Hoxhë Nysret Hajdari dhe ushtari Mehmetali Behluli, Kategorizimi jo i drejtë i pjesëtarëve të të njëjtit Njësit, sistemimi i tyre nëpër gjitha kategoritë si dhe të refuzuar.

Hidromorava

Kjo pakënaqësi dhe padrejtësi e shkaktuar na bëri të reagojmë dhe njëkohësisht nga Komisioni të kërkojmë edhe publikisht që gjatë procesit të shqyrtimit të ankesave të bëhet riverifikim-rishqyrtim i secilit aplikues të Njësitit të Dobërçanit dhe të Petrovcit.

Gjithashtu të mos anashkalohet edhe bashkëpunimi me personat përgjegjës të asaj kohe me qëllim që procesit t’i jepet kahe e duhur dhe e drejtë dhe komplet Njësiti të sistemohet në vendin e merituar dhe të mos ketë shpërndarje nëpër kategori të ndryshme sepse aktiviteti i tyre ishte i njëjtë.

Gjithashtu kërkojmë që mos të anashkalohen Dëshmorët dhe t’u njihet Statusi i Dëshmorit, në të kundërtën nëse edhe pas shqyrtimit të ankesave nuk vendoset drejtë për secilin ushtar në vendin e merituar, ne kemi dëshmi dhe të dhëna për ushtarë të Njësive të tjera që ndoshta kanë zënë vendin e tjetërkujt e që nuk e meritojnë të jen aty e ndodhë që një dit këto mund edhe të publikohen dhe nuk përjashtohen edhe mundësitë tjera te lejuara për të kërkuar të drejtën tonë duke mos përjashtuar edhe rrugën e protestave thuhet në reagimin e ish ushtarëve të Njësitit të Dobërçanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.