Eko Higjiena

Aleksander Lumezi porosit Kushtetuesen: Unë jam kryeprokurori

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në një intervistë për emisionin “Drejtësia në Kosovë”, Kryeprokurori i zgjedhur Prokurorisë së Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka dhënë porosi të qarta për Gjykatën Kushtetuese dhe Presidenten e vendit. Lumezi është shprehur i bindur se Presidentja nuk ka rrugë tjetër përpos ta dekretojë atë në këtë pozitë në të cilën e zgjodhi dhjetë ditë më parë Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Kushtetuesja, sipas Lumnezit, nuk ka mandat të merret me konkursin ku ai është zgjedhur Kryeprokuror.

”Unë pres që Presidentja ta kryejë detyrën e vet kushtetuese dhe sa jam unë i njoftuar Presidentes i ka mbetur vetëm ta kryejë aktin final, ta kryejë dekretin”, ka thënë Lumezi.

Një javë më parë, Këshilli Prokurorial i Kosovës vendosi që me 5 vota pro dhe 2 kundër ta propozojë Aleksandër Lumezin për dekretim tek Presidentja e Kosovës.

Përzgjedhja e tij në këtë pozitë erdhi pas një procesi të kaluar me tensione, për shkak të tërheqjes së pesë pretendentëve të tjerë për Kryeprokuror, të cilët u tërhoqën nga gara me pretendimet se procesi kishte degraduar.

Procesi është bllokuar në këtë fazë për shkak të ndërhyrjes së Gjykatës Kushtetuese e cila kërkoi informacione shtesë nga Këshilli Prokurorial rreth procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit.

FIDANISHTJA

Mirëpo, për Lumezin kërkesat e Gjykatës Kushtetuese nuk paraqesin problem.

“Unë jam jurist dhe i kam shqyrtuar të gjitha dispozitat e ligjit dhe sipas vlerësimit tim nuk ka mundësi as Presidentja e as Gjykata Kushtetuese të merren me procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit”, është shprehur Lumezi.

Kandidati i vetëm për Kryeprokuror të Shtetit është shprehur i bindur se përzgjedhja e tij nuk do has në ndonjë pengesë mirëpo nëse kjo ndodhë atëherë sipas tij po shkelen ligjet.

“Nëse do ketë pengesë nga institucionet relevante atëherë unë e konsideroj se institucionet do të ushtrojnë një të drejtë arbitrare e cila nuk është në përputhje me ligjin”, ka thënë Lumezi.

Ai ka folur edhe për dyshimet se zyrtarë të Këshillit Prokurorial ishin përfshirë në shantazhe e poashtu mundësinë që njerëz të administratës së Prokurorisë të kenë ndihmuar dhe favorizuar kandidat të caktuar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.