HW

Padia për Serinë pas themelimit të Gjykatës Speciale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, të premten ka konfirmuar se institucionet vendëse nuk kanë rrugëdalje tjetër pos që ta formojnë vetë Gjykatën Speciale, ndërkohë që ka përsëritur qëndrimin se me krijimin e rrethanave të duhura legale Kosova do ta padisë Serbinë për gjenocid.

Mirëpo përfaqësues të partive opozitare edhe një herë kanë theksuar se nuk do ta japin votën e tyre në Kuvend për Specialen, pasi që, sipas tyre, udhëheqësit e PDK-së dhe LDK-së argumentin e vetëm para ndërkombëtarëve në prag të lidhjes së koalicionit e kanë pasur se i kanë dy të tretat e votave të duhura për krijimin e Gjykatës Speciale.

HW

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se deputetët e subjektit të tij nuk do të votojnë pro ngase konsiderojnë se kjo temë nuk është e rëndësishme për vëmendjen e qytetarëve, të cilët kanë kërkuar ndryshim dhe kjo i është mohuar nga koalicioni PDK-LDK në këmbim të themelimit të Gjykatës Speciale.

Në anën tjetër, zv.kryeministri Thaçi ka vlerësuar se i gjithë spektri politik kosovar i përfaqësuar në institucione duhet të jetë i kujdesshëm sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale, ngase, sipas tij, çështja mund të përfundojë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. /Koha Ditore/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.