Fundamenti

Haziri falënderon Gjermaninë për ndihmën e dhënë për Gjilanin dhe Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Velbert të Gjermanisë, ku janë pritur në Parlamentin e Nord Westfalen, në takim me deputetin e Landit Volker Munchof.

Me këtë rast, kryetari Lutfi Haziri, tha se ndjehet i nderuar që po viziton Velbertin, duke shfaqur gatishmërinë për të ndërtuar një partneritet mes Gjilanit dhe Velbertit, ndërsa ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin e madh për shtetin gjerman për ndihmën që ka dhënë dhe po jep për Gjilanin dhe për Republikën e Kosovës.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu falënderoi mikpritësit për pritjen e rezervuar për ta dhe shprehu dashamirësinë e tij për deputetin Volker Munchof, për të cilin tha se është një mik i mirë i qytetit të Podujevës.

Hidromorava

Nga ana e tij, deputeti i landit Volker Munchof shprehu gatishmërinë të bëhet edhe një hap më tutje drejt konkretizimit të bashkëpunimit në mes Velbertit dhe Gjilanit e Podujevës në shumë lëmi, nga e cila do të përfitonin qytetarët e të dyja komunave në ngritjen e ekonomisë dhe në krijimin e vendeve të reja të punës.

Poashtu, kreu i Gjilanit dhe ai i Podujevës kanë vizituar edhe CDU-në, ku u pritën nga shefi i Grupit Parlamentar të CDU në Velbert Manfred Boltz, meqë rast u diskutua për gjendjen politike dhe socio-ekonomike në Kosovë, si dhe për migrimin ilegal.

Të dyja palët u deklaruan se thellimi i bashkëpunimit dhe rritja e përkrahjes nga shteti Gjerman për zhvillimin ekonomik të Republikës se Kosovës, si dhe vazhdimi i përkrahjes në rrugën e anëtarësimit të Kosovës ne Bashkimin Evropian do të ketë impakt direkt në ndaljen e migrimit ilegal./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.