Hidromorava

Zyrtarët vitias vlerësojnë se emigrimi është pasojë e dezinformimit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Komandanti i stacionit policor në Viti kapiten Agim Lipovica, ka theksuar se shkaktari kryesor është propagandimi dhe dezinformimi. Po qarkullojnë shumë dezinformata se po pranohet azili, ndërkohë që kanë filluar edhe kthimet e organizuara të atyre azil kërkuesve në Kosovë ka thënë ai.

Ekipi i Veprimit Lokal për Siguri në Bashkësi, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të këshillave të fshatrave të komunës së Vitisë, me të cilët kanë diskutuar për problemin e emigrimit të qytetarëve në muajt e fundit nga kjo komunë.

Ndonëse nuk dihet për numrin e saktë të atyre që kanë marrë këtë rrugë, megjithatë ky problem vazhdon të jetë shqetësim i madh për institucionet dhe qytetarët e komunës së Vitisë.

ARKATANA

Zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, u shpreh se për të parandaluar këtë dukuri, duhet një angazhim dhe përkushtim i gjithë secilit që përmes formave dhe metodave të ndryshme të ndikoj në vetëdijesimin e popullatës, sidomos atyre që kanë synim emigrimin. “Duhet që të gjithë të angazhohemi që të gjejmë forma që do të ndalonte këtë rrugë. Nuk është zgjidhje të iket dhe të ballafaqohet me vështirësi të shumta për jetesë nëpër kanale të pasigurta”, tha Aliu.

Ndërsa koordinatori i EVSB-së në Viti Imri Emërllahu, ka ftuar përfaqësuesit e fshatrave që të përkushtohen dhe të jenë sa më shumë në kontakt me banorët. “Ne ju bëjmë thirrje si EVSB gjithë qytetarëve të komunës së Vitisë, që të mos bien pre e mashtrimeve dhe dezinformimeve, dhe të mos marrin rrugë duke rrezikuar edhe jetën e tyre dhe të fëmijëve sepse një gjë është konfirmuar edhe nga shtetet perëndimore se nuk ka azil. Andaj, çdo përpjekje për të ikur në mënyrë ilegale, është e pasigurt”, tha Emërllahu.

Kurse komandanti i stacionit policor në Viti kapiten Agim Lipovica, ka theksuar se shkaktari kryesor është propagandimi dhe dezinformimi. “Po qarkullojnë shumë dezinformata se po pranohet azili, ndërkohë që kanë filluar edhe kthimet e organizuara të atyre azil kërkuesve në Kosovë” ka thënë ai./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.