Hidromorava

Kadriu: Lumenjtë e Gjilanit do të pastrohen dhe kthehen në gjendje normale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu i shoqëruar nga drejtorin e Urbanizmit, Valon Shefkiun dhe atë të prokurimit Sali Kqikun, kanë inspektuar punimet që janë duke u bërë në lumin e fshatit Cërrnicë, për largimin e mbeturinave dhe kthimin në gjendjen paraprake, pasi që ka edhe uzurpime.

Me këtë rast nënkryetari Kadriu, ka thënë se të gjithë lumenjtë e Komunës së Gjilanit do të pastrohen, do të eliminohen uzurpimet dhe do të kthehen në gjendjen e mëparshme.

FIDANISHTJA

“Kemi nisur pastrimin e lumit në fshatin Cërrnicë dhe kështu do të vazhdojmë edhe me të gjithë lumenjtë e tjerë. Kemi nisur pastrimin e lumit nga mbeturinat e ndryshme që janë hedhur prej kohësh në lumenj, do t’i largojmë uzurpimet të cilat kanë ndikuar në ngushtimin e lumit dhe pas reshjeve edhe daljen nga shtrati, që shpeshherë po shkaktojnë edhe vërshime nëpër tokat bujqësore dhe nëpër shtëpi të ndryshme përgjatë lumenjve”, ka thënë ndër të tjerash Kadriu.

Ai bëri të ditur se do të vazhdohet edhe me të gjithë lumenjtë tjerë të cilët janë në gjendjen e njëjtë, sepse është interes i të gjithëve që rrjedha e lumit të jetë e lirë dhe të mos shkaktoj probleme me rastin e reshjeve të shiut./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.