United Hospital

Presidentja Jahjaga, shembull për vendet e rajonit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kosova si shtet i ri ka shumë çka të mësojë nga vendet tjera, si për nga përvoja shtet-formuese dhe institucionale, ashtu edhe për rrugën e integrimit. Por, vendi ynë, jo për gjithçka duhet të ndjehet inferior në krahasim me shtetet e rajonit e më gjerë.

Me apo pa kontributin tonë, populli i Kosovës tash e katër vjet vazhdon ta ketë privilegjin që ta ketë presidente një femër. Ky fakt është dhe vazhdon të jetë i vlerësuar nga shumë shtete perëndimore, përderisa shtetet e rajonit kanë mundur vetëm ta kenë zili këtë fat të Kosovës.

Si presidentja e parë e një shteti në rajon, Atifete Jahjaga, ka treguar se përveç arritjes së një standardi e vlere perëndimore, ka dëshmuar se di të jetë mjaftë unifikuese dhe e pavarur, ashtu siç e obligon edhe Kushtetuta e Kosovës.

Zgjedhja e saj në këtë pozitë theu akullin edhe në vende tjera të rajonit, duke lënë të kuptohet se një femër mund të jetë shumë serioze dhe kontribut-dhënëse në postin e të parës së vendit. U deshën katër vjet që Jahjaga të mos ndjehen e “vetmuar” në takimet e nismave të ndryshme rajonale, ku ajo rrethohej vetëm nga botën mashkullore. Është presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq, e cila pas zgjedhjes në këtë pozitë, do t’i bashkohet trendit të ri të politikaneve në shtetet e rajonit.

Të qenit si presidentja e parë femër në rajon, Jahjaga arriti të krijojë simpati edhe nga liderët dhe shtetet më të fuqishme të Europës dhe botës, të cilët e panë këtë si një arritje civilizuese të shtetit të sapoformuar.

Uji Dea

Ndonëse në bazë të Kushtetutës posti i presidentit nuk ka ndonjë fuqi të madhe ekzekutive, Jahjaga në kuadër të kompetencave e saj arriti rezultate të konsiderueshme politike. Në kohën kur vendi po vuante nga një krizë politike, ku nganjëherë dukej si e pakalueshme, roli i Jahjagës ishte krucial në zgjidhjen e paqartësive politike të partive politike në Kuvend, për formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit.

E gjendur në mesin e akuzave për indiferencë karshi realiteti të ri të krijuar nga i ashtuquajturi “ngërçi politik”, Jahjaga mori guximin që, përmes takimeve maratonike me përfaqësuesit e partive kryesore politike, të gjejë zgjidhje për tejkalimin e asaj gjendje. Edhe pse nuk bart ndonjë përgjegjësi direkte politike, pasi që nuk i përket asnjë partie të përballur në zgjedhje, Jahjaga ka marrë përsipër të ballafaqohet edhe me fenomenin e ri të ikjeve masive të qytetarëve jashtë vendit. Ajo organizoi edhe një sërë takimesh me qytetarë, duke qenë sa më afër tyre, në një kohë kur ata kanë më shumë nevojë të ndjejnë prezencën e institucioneve të vendit.

Kur asnjë nga liderët tjerë kosovarë nuk ishte i mirëpritur jashtë vendit në atë kohë krize institucionale, madje disa shmangnin ato takime edhe gjatë vizitave të tyre në Kosovë, ishte presidentja Jahjaga ajo e cila i kishte dyert e hapura.

Pra, lirisht mund të thuhet se presidentja Jahjaga është po ashtu një storje suksesi në Kosovën e pasluftës./lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.