Mobi Casa

MAPL lavdëron Komunën e Gjilanit për planin e veprimit për MSA-në

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga zyrtari për Integrime Evropiane, Burim Elezi, kanë pranuar sot një pyetësor për planin e veprimit komunal për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit (MSA) nga përfaqësuesit e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Rozafa Ukëimeraj – drejtoreshë e Departamentit për Integrime Europiane dhe Yll Valla – zyrtar në këtë departament.

Me këtë rast, nënkryetari Rexhep Kadriu i ka falënderuar përfaqësuesit e MAPL-së për vizitën, ndërsa i ka garantuar se Komuna do të ketë përkushtim maksimal sa i përket planit të veprimit komunal për MSA-në, që është tejet e rëndësishme për liberalizimin e vizave.

Eco Higjiena

Burim Elezi, zyrtar për Integrime Evropiane në Komunën e Gjilanit u zotua se edhe këtë vit sikurse në vitin e kaluar, Komuna do të raportoj mbi baza të rregullta dhe me kohë për të gjitha të arriturat në këtë fushë, derisa ka potencuar se krahasuar me komunat tjera, Gjilani qëndron lartë sa i përket plotësimit të standardeve të kërkuara nga Komisioni Europian.

Nga ana e saj, znj. Rozafa Ukimeraj ka konfirmuar se Gjilani qëndron shumë mirë në këtë aspektin e përmbushjes së kushteve të kërkuara për MSA, duke thënë se krejt kjo është arritur në saje të një përvoje të madhe të kryetarit Lutfi Haziri në shumë nivele udhëheqëse, e posaçërisht si kryetar i Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Republikës së Kosovës thuhet në njoftimin e Komunës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.