Mustafa: As blloku dhe as Qeveria nuk janë fajtor për emigrimin
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se fenomeni i emigrimit ilegal është zvogëluar, por ai nuk e ka të qartë se pse kjo ka ndodhur më intensitet kaq të lartë. Sepse, ai konsideron se emigrim ka pasur edhe më herët, por jo në këto përmasa.
“Problem i papunësisë është kyç, por nga ata qe e kanë lëshuar vendin ka edhe qe kanë qenë në marrëdhënie pune dhe të cilët kanë pasur paga mbi nivelin mesatar. Pikërisht kjo na detyron qe të bëjmë një analize në mënyre qe të dijmë se çka po ndikon dhe t’i evitojmë. Unë mendoj se nuk ka arsye të humbet shpresa, sepse asnjë popull nuk e ka humbur shpresën”, ka thënë Mustafa ‘Shqip’ në Top Channel, transmeton Gazeta Tribuna.
Kreu i Qeverise vlerëson se as blloku paszgjedhor dhe as kjo qeveri nuk ka ndikuar qe një numër kaq i madh i njerëzve të ikin./Gazeta Tribuna/


