Grabovci: Zv/ministrat janë zgjedhur, pritet vetëm emërimi i tyre
Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se 70 dite qe kur është votuar Qeveria Mustafa 1, kabineti qeveritar nuk është kompletuar ende. Ndonëse emërimi i zv/ministrave kishte bërë bujë të madhe këta të fundit nuk janë ‘rehatuar’ ende në postet e tyre.
Vonesën për emërimin e zv/ministrave, partnerët e koalicionit ia hedhin angazhimeve të mëdha qe ka pasur Qeveria në ditët e para të funksionimit të saj.
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka thënë për Gazetën Tribuna, se koalicioni qeverisës ka pasur një intensitet të jashtëzakonshëm dhe kjo ka ndikuar qe të zvarritet emërimi i tyre.
Por, Grabovci është i sigurt se shumë shpejt do të publikohet edhe pjesa tjetër e zv/ministrave. I pyetur nëse pjesa tjetër e tyre do të emërohet në bllok apo në faza, Grabovci ka thënë se kjo është punë e Qeverisë dhe ajo do të vendosë, sipas nevojës dhe dinamikave të saj.
“Ne nuk ia imponojmë mënyrën se si t’i emëroj zv/ministrat. Në PDK nuk ka asnjë pakënaqësi dhe mosmarrëveshje. Ata veçse janë zgjedhur dhe shumë shpejt do të publikohen dhe do t’i marrin përgjegjësitë e veta”, ka thënë Grabovci.
Ndërsa lidhur më funksionimin e koalicionit PDK-LDK, nënkryetari i PDK-s, Adem Grabovci, ka thënë se po funksionin mirë, por sipas tij, mund dhe do të funksionoj shumë më mirë.
Deri tani janë emëruar vetëm 10 zv/ministra. Ndërsa në marrëveshjen për bashkëqeverisje në mes të PDK-së dhe LDK-së, thuhet se në secilën ministri të dy partitë do të kenë nga një zëvendësministër ./Gazeta Tribuna/


