Komuna dhe Ministria e Arsimit përkujdesën për fëmijët e riatdhesuar
Viti – Në shkollën fillore “Bafti Haxhiu” në Viti ka filluar mësimi shtesë për fëmijët e riatdhesuar me qëllim që ata të afatësohen në komunikim të gjuhës shqipe.
Kjo shkollë është përzgjedhur nga Drejtoria Komunale e Arsimit ndërsa këto mësime po organizohen në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Kosovës e cila edhe i ka siguruar tekstet dhe mjetet mësimore.
Për momentin në këtë klasë mësimet po i zhvillojnë 8 nxënës nga fshatrat e ndryshme. Qahil Sinani, Drejtor i Arsimit në Viti i cili edhe vizitoj këta nxënës tha se ky lloj i mësimit është shumë i nevojshëm për fëmijët e riatdhesuar./rajonipress/


