Familjarët e “Grupit të Dobrosinit” protestojnë para selisë së EULEX-it
Gjilan – Protesta erdhi si pasoj e hyrjes në grevë urie e të burgosurve, për shqyrtimin e lëndës nga gjykata e apelit. Ne kërkojmë, që Gjykata e apelit të shqyrtoj këtë lëndë dhe të nxjerr në pah pafajësinë e bijve tanë sa më parë thuhet në njoftimin e familjarëve të të burgosurve të Grupit të Dobrosinit.
Përmes kësaj shkrese ju njoftojmë se ne familjarët e të burgosurve politikë: Skender Jashari, Valon Jashari, Gazmend Xhemshiri, Gazmend Lakna, Enver Musolli, Muhamed Aliu, Qendrim Rexhaj, Skender Selmani, Abdullah Zogaj, Jeton Shabani do të shprehim pakënaqësinë tonë me anë të një proteste, për arsye të zvarritjes së procesit gjyqësor të dhjetë të burgosurve thuhet në njoftimin e familjarëve raporton rajonipress.
Gjykata Themelore e Gjilanit nga një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë të EULEX-it më 16 tetor 2013 shpalli një aktgjykim fajësues me gjithsej 60 vite burgim, nën pretekstin kinse këta të pandehur nën emër të “Lëvizjes së Lirisë”, kanë sulmuar punktin e policisë-xhandarmërisë Serbe në Dobrosin të Bujanovcit.
Protesta erdhi si pasoj e hyrjes në grevë urie e të burgosurve, për shqyrtimin e lëndës nga gjykata e apelit. Ne kërkojmë, që gjykata e apelit të shqyrtoj këtë lëndë dhe të nxjerr në pah pafajësinë e bijve tanë sa më parë.
Protesta do të filloj nga Pallati i rinisë, kulturës dhe sporteve, me kalimin e familjarëve deri para selisë së EULEX-it, të Shtunën (02.21.2015) në orën 13:00 thuhet në njoftimin e familjarëve të të burgosurve të Grupit të Dobrosinit thuhet në njoftim.
Ndryshe trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it Arkadiusz Sedek, kishte shpallur aktgjykimin ndaj grupit të Dobrosinit të njohur si “Lëvizja e lirisë”. Trupi gjykues kishte shqiptuar hiq më pak se 56 vite e 44 muaj burgim.
Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar dhe shpallur fajtor të akuzuarit Valon Jashari, Skender Jashari,Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qendrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani.
Kryetari i trupit gjykues Arkadiusz Sedet duke shpallur aktgjykimin tha se Valon Jashari është fajtor dhe dënohet për veprat penale të terrorizmit, dhe organizimi i grupeve terroriste. Për të dy veprat Valon Jashari është dënuar me 6 vite burgim dhe 7 vite tjera duke marrë një dehnim unik prej 9 viteve.
I akuzuari i dytë Skënder Jashari ka marrë një dënim për dy veprat të ngjashme 6 vite dhe 4 vite, me një dënim unik prej 8 viteve.
I akuzuari i tretë Gazmend Lakna ka marrë një dënim gjithashtu për dy vepra 5 vite dhe 2 vite, me një dënim unik prej 5 vite e gjashtë muaj burgim.
I akuzuari i katërtë Gazmend Xhemshiri është dënuar me 6 vite dhe 2 vite tjera, me një dënim prej 6 vite e gjashtë muaj burgim.
I akuzuari i pestë Qendrim Rexhaj është dënuar me 5 vite dhe dy vite tjera me një dënim unik prej 5 vite e gjashtë muaj.
I akuzuari i gjashtë Muhamet Aliu është dënuar me 5 vite dhe 2 vite tjera, me një dehnim unik prej 5 vite e gjashtë muaj.
I akuzuari i shtatë Skender Selmani ka marr 5 vite dhe 2 vite tjera me një dënim unik prej 5 vite e gjashtë muaj.
I akuzuari i tetë Enver Musolli është dënuar me 6 vite deh 2 vite tjera, me një dënim unik prej 6 muajve e gjashtë muaj.
I akuzuari i nëntë Abdullah Zogaj është dënuar me 5 vite dhe 2 vite tjera, me një dënim unik prej 5 vite e gjashtë muaj dhe Jeton Shabani është dënuar për armëmbajtje dhe ka marrë 2 vite dhe 1 vit shtesë me një dënim unik prej 2 vite e dy muaj.
Gjykatësi Sedet tha se akuzat për armët nuk janë pranuar pasi vetë prokuroria ka hequr dorë.
Ndryshe shpallja e aktgjykimit është pritur me mjaft emocione nga familjarët derisa avokatët thanë se janë shqiptuar dënime drakonike.
Ndryshe aktakuza e EULEX-it e ngritur ndaj Valon Jasharit, Skender Jasharit,Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qendrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani i ngarkon këta nëntë persona për veprat penale të terrorizmit, organizimi i grupeve terroriste , pjesëmarrja në grupe terroriste dhe mbajtja e paautorizuar e armëve.
Grupi “Lëvizja e lirisë” dyshohet se ka marrë pjesë në sulmet në punktin në Dobrosin të Bujanocit më 17 maj 2012, 28 qershor dhe 7 tetor 2012.
Aktakuza saktësonte se tek ky grup janë gjetur dëshmi e prova përmes përgjimeve telefonike, fotografi e gjësende tjera që lidhen me aktivitetet e këtij grupi.
Sipas aktakuzës më 17 maj 2012 një postbllok policor në Dobrosin të Bujanocit është gjuajtur me armë zjarri dhe dy sulme tjera më 28 qershor dhe 7 tetor 2012. Përgjegjësia për këto tri sulme është pranuar nga grupi i quajtur si “Lëvizja e lirisë” përmes tri komunikatave të publikuara në faqe të ndryshme të internetit thuhet në aktakuzë./rajonipress/

