Prangosen tre të dyshuar shqiptar që hodhën granatë dorë në “Dardania I”
Gjilan – Policia e Kosovës, Njësia e Hetimeve Rajonale në Gjilan, më 19.02.2015, pas hetimeve të zhvilluara në dy ditët e fundit, përmes rrugëve operative, kanë arritur që t`i arrestojnë tre personat e dyshuar që hodhën granatën e dorës së një shtypin në dardania I: dy meshkuj, M. B. (1983), D. A. (1970), si dhe një femër R. A. (1979).
Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar në cilësi të dyshimtëve, në prezencë të avokatëve të tyre mbrojtës tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.
Sipas Hashanit janë gjetur prova të qëndrueshme se të tre të dyshuarit të gjithë shqiptar shtetas të Kosovës të jenë të involvuar në rastin e datës 17.02.2015, Ora 22:50, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Lagjen “Dardania I”, Gjilan, lidhur me rastin (Hedhja e granatës së dorës), ku ishin shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe më pastaj edhe “Kanosje” ndaj viktimës përmes telefonit që ka ndodhur në lokacionin e lartshënuar.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit në Gjilan, ku ka urdhëruar të ndalen që të tre të dyshuarit për 48 orë.
Rasti është i hapur dhe hetimet janë duke vazhduar deri në zbardhjen përfundimtare ku do të dihen edhe motivet e këtij rasti tha Hashani./rajonipress/


