Granatë dore në drejtim të një shtëpie në lagjen “Dardania I”, nuk ka të lënduar
Gjilan – Policia e Kosovës në Gjilan është informuar përmes telefonit se në Lagjen “Dardania I” këtu në Gjilan është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm.
Njësitet Patrolluese të Policisë së Kosovës me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Nga hetimet e para mësohet se është hedhur një granat dore (lloji nuk dihet) në shtëpinë e pronarit R.S. (1950) dhe me këtë rast, fatmirësisht, nuk është lënduar askush, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ku është thyer një dritare pranë ballkonit në pjesën e përparme të shtëpisë si dhe janë shkaktuar dame në fasadën e mureve të ballkonit, po ashtu dëme materiale janë shkaktuar edhe në dritaret e disa shtëpive për rreth ka njoftuar Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.
Në vendngjarje kanë dalur edhe Njësiti i Krimteknikës Rajonale, ku kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit për Krime të Rënda në Gjilan.
Për momentin nuk dihen motivet e këtij rasti të rëndë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet e Policisë së Kosovës Hetimet Rajonale ka thënë Ismet Hashani./rajonipress/


