ARKATANA

Në Bresalc sulmon fizikisht babë e birë, përfundon në burg

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Policia e Kosovës ka pranuar një informatë lidhur me një rast lëndim i rëndë trupor që kishte ndodhur në fshatin Bresalc Komuna e Gjilani njoftoj policia e Gjilanit.

Nga hetimet e para mësohet se derisa viktimat K.M. (1986) dhe babai i tij G. M. (1963) ishin duke qarkulluar me automjetin e tyre prej Prishtinës në drejtim të Gjilanit, kur vien në fshatin Bresalc pas disa provokimeve në momentin e tejkalimit të veturave me të dyshuarin L. U. (1992), i cili me automjetin e tij fillimisht i bllokon rrugën automjetit të viktimave, e pastaj kur K. M. del nga vetura, ai e sulmon fizikisht duke e goditur me grusht në fytyrë, ku edhe i ka shkaktuar lëndime të rënda, e pastaj i dyshuari vazhdon me sulm fizikisht edhe ndaj, G. M. babait të viktimës duke e goditur me shqelma në pjesë të ndryshme të trupit ka thënë Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.

Hidromorava

Pas kësaj ndërhyjnë kalimtarët e rastit dhe e largojnë të dyshuarin nga viktimat. I dyshuari është arrestuar nga njësitet patrolluese në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalohet për 48 orë. Rasti i kompletuar “Lëndim i rëndë trupor” dërgohet në Gjykatë./rajonipress/