Rugova mesazh kosovarëve
Deputetja e LDK-së, Teuta Rugova u ka uruar të gjithë shqiptarëve festën e pavarësisë së Kosovës.
Urime 7 vjet shtet, Kosovë,
Sot Republika e Kosovës po kalon nëpër sfida të mëdha, dhe sfida akoma më të mëdha na presin, por ne jemi këtu për të përballuar çdo pengesë deri në ngritjen e mirëqenies së secilit banor të Republikës së Kosovës. Prandaj le të jetë kjo një ditë feste dhe krenarie për të arriturat e deritanishme të shtetit të Kosovës, dhe njëkohësisht një ditë shprese për përballen me sfida të tjera.
Kurrë të mos harrohet sinonimi i pavarësisë së Kosovës, Presidenti dr. Ibrahim Rugova!

