ARKATANA

Vitia po feston shtatë vjetorin e pavarësisë së Kosovës me aktivitete të shumta

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Për nder të shtatë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot një seancë solemne, ndërkaq më pas në mënyrë të organizuar janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Ndërkaq në orët e pasdites në shtëpinë e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani“ në Viti është mbajtur manifestimi qendror ku përpos që para të pranishmeve është shfaqur një program kulturo dhe artistik është folur edhe për rrugëtimin e pavarësisë së Kosovës.

Poashtu organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport të kësaj komune janë mbajtur gara sportive në shenjëtari dhe pingpong, është promovuar libri “ Stubëlla me shkollën e parë shqipe 1854-1905” të autorit Sarë Gjerigji.

Gjithashtu është hapur edhe ekspozita e artit pamor si dhe janë zhvilluar disa ndeshje në futboll të ekipeve si : KFOR-it, Policisë, Komunës, Veteranëve të UÇK-së etj. Ndërkaq në ora 17:00 deri 19:00 është paraparë një koncert i hapur për qytetarët e kësaj komune dhe atë para shtëpisë së kulturës në Viti. Aktivitetet për nder të ditës së pavarësisë së Kosovës në Viti do të përmbyllën me fishekzjarrë pas orës 19:00.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira në seancën solemne që është mbajtur për nder të 7 vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Viti e cilësoj 17 shkurtin si një ditë të veçantë për popullin e Kosovës. “Sot është një ditë e veçantë për popullin e Kosovës, sepse shatë vite më parë në Kuvendin e Kosovës me përkrahjen e miqëve tanë ndërkombëtar si SHBA-ja u bënë realitet përpjekjet për gjakun e derdhur për shtetin e pavarur të Republikës së Kosovës” u shpreh Kryesuesi Pira.

Ndërkaq Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti duke u uruar gjithë qytetarëve të kësaj komune shtatë vjetorin e pavarësisë së Kosovës tha se pavarësia e këtij vendi u arrit pas shumë kërkesave dhe sakrificave të këtij populli. “Kjo u arrit pas kërkesave sublime të këtij populli të shumë vuajtur dhe pas luftërave të pareshtura të brezave për liri dhe mëvetësi shtetërore të vendit tonë. Në këtë përvjetor i përkujtojmë të gjithë ata që sakrifikuan jetën duke rënë në alltarinë e lirisë dhe që u shkrinë duke punuar për të mirën e popullit dhe të atdheut” u shpreh Kryetari Haliti.

Mobi Casa

Ndërkaq Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport Kaltirina Sylejmani, në fjalën e saj përshëndetëse në manifestimin qendror uroj të gjithë qytetarëve përvjetorin e Republikës së Kosovës. “Nuk rezistoj , pavarësisht te gjithave, Urime 7 Vjet Shtet, sepse për këtë Urim Shqip për Shtet tonin, u dhanë shume jete dhe u dha shume kontribut nder vite! Për të uruar, festuar, shkolluar, punuar shqip humbëm shume baballarë, nena, motra, vëllezër u humb shume gjak, por u fitua ëndrra e popullit u fitua Liria e shtrenjte, u fitua një lufte , dhe fitoi emblema Kuq e Zi, emblema e jetës. ëndrra e çdo te reni për Liri! Prandaj në ditë të tilla, ta kthejmë anën e artë të medaljes dhe të festojmë së bashku“ u shpreh Drejtoresha Sylejamni.

Ndërkaq në emër të organizatave të dalura nga lufta të UÇK-së ka folur Abdyl Bajrami i cili ndër tjerash e quajti ditën e sotme ditë të bekuar sepse sipas tij për këtë ditë u dha shumë mund, djerse dhe gjak.

Me pas nën organizimin e DKRS-së u dha një program kulturo dhe artistik, janë mbajtur gara sportive në shenjëtari dhe pingpong, është promovuar libri “ Stubëlla me shkollën e parë shqipe 1854-1905” të autorit Sarë Gjerigji.

Gjithashtu është hapur edhe ekspozita e artit pamor si dhe janë zhvilluar disa ndeshje në futboll të ekipeve si : KFOR-it, Policisë, Komunës, Veteranëve të UÇK-së etj ku “Fitues i ‘Kupa e Pavarësisë’ është OVL e UÇK-se.

Ndërkaq në ora 17:00 deri 19:00 është paraparë një koncert i hapur për qytetarët e kësaj komune dhe atë para shtëpisë së kulturës në Viti. Aktivitetet për nder të ditës së pavarësisë së Kosovës në Viti do të përmbyllën me fishekzjarrë pas orës 19:00./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.