UBT

Sinani: Ta ndërtojmë një shtet të meritueshëm

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Kam nderin që në emër të institucioneve lokale të Kamenicës t’ua uroj Ditën e Pavarësisë, 17 shkurtin. Në festa si kjo, gjithmonë kujtojmë të kaluarën tonë, luftën për liri dhe shtet. Kujtojmë dëshmorët tonë që dhanë jetën për këtë ditë si dhe sakrificën e madhe të të gjithë popullit shqiptarë në Kosovë, që të vinim deri te kjo ditë thuhet në urimin e Begzad Sinanit.

Ditët si kjo, janë moment reflektimi për të punuar në vazhdimësi që të ndërtojmë një shtet, të cilin e meritojmë Ne si qytetarë së bashku mund ta arrijmë këtë pasiqë kemi vënë themelet e një rruge të tillë. E padyshim që në këtë rrugë, kontributi i secilit qytetar është i pashmangshëm dhe i domosdoshëm.

Uji Dea

Kujtoj që shtatë vite më parë isha kryetar i Komunës dhe bashkë me ju, ndamë emocionet dhe momentet më të paharrueshme për vendin tonë. Uroj që gjithmonë në fytyrat tona të shihet ai gëzim i po asaj dite.

Ai është një gëzim që ka nevojë të përsëritet. Urojmë që bashkërisht të shënojmë këtë datë gjithmonë, me sukseset e qytetit tonë dhe me sukseset e shtetit tonë ka shkruar Sinani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.