Eko Higjiena

Revoltohen ushtarët e vërtetë: Mos na poshtëroni?

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Të hënë rreth 50 ish veteran të luftës kanë protestuar në shenjë pakënaqësie ndaj listave të publikuara nga Qeveria e Kosovës. Ish veteranët Riza Jetullahu, Lulzim Hyseni e Ukshin Ukshini thanë se ndihen të revoltuar nga listat sepse vendet e tyre i kanë zënë njerëzit që kurr luftën me sy nuk e kanë parë.

Mbi 50 ish ushtar të UÇK-së të hënën janë mbledhur në qeder të qytetit për të shprehur revoltën e tyre rreth listave të publikuara për veteranë të luftës. Shumica e këtyre ish ushtarëve thonë se vendet e tyre janë zënë nga njerëz me ndikim dhe lidhje familjare, raporton rajonipress.

Riza Jetullahu nga Uglari ish ushtar në Zonën Operative të Karadakut “Brigada 171” thotë për rajonipress se kanë dalur për të protestuar dhe shprehur pakënaqësi ndaj atyre listave. “Unë po dyshojë në komisionin qeveritar, por edhe në degën e veteranëve të luftës në Gjilan të cilët qëllimisht na kanë anashkaluar. Do të protestojmë deri në momentin e fundit sepse e drejta është në anën tonë. Ne jemi ushtar të vërtetë kurse ata që kanë hyrë në lista janë njerëz që kanë shfrytëzuar lidhjet familjare dhe klanet politike” tha Jetullahu.

Jetullahu tha se komisioni për ankesa duhet të shqyrtojë të gjitha ankesat sepse unë nga lufta kam pësuar trauma dhe nuk jam mirë me shëndet.”Kam familje dhe jam i papunë dhe nuk më ka mbetur tjetër rrugë vetëm të nisem për Hungari” tha ky ish ushtar.

Eco Higjiena

Edhe, Lulzim Hyseni ish ushtar thotë se ka fëmijë dhe gruan dhe vet është i papunë.”Nuk e di pse nuk kanë menduar pak më njerëzisht për fatin tonë. Kur ishte koha e luftës ne u përgjigjëm tek secili komandant dhe përgjegjës i njësive kurse sot përbuzemi nga të njëjti” shprehet ai.

Ukshin Ukshini gjithashtu ish ushtar thotë se ka lanë punën në Gjermani dhe ka ardh në Kosovë për të ndihmuar luftën. “Nuk jam i interesuar për benificione apo pagë, vetëm dua që të sqarohet pjesëmarrja e vërtetë e njerëzve në luftë” tha Ukshini.

Ndryshe ish ushtarët dhe ata që nuk janë përfshirë në lista kanë paralajmëruar edhe një protestë për ditën e mërkurë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.