Fundamenti

Murati takon diasporën shqiptare në Britani të Madhe

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Diasporës së Republikës së Kosovës, Valon Murati, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të shoqatave shqiptare dhe mësimdhënës të shkollave të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Britani të Madhe.

Në takimin e mbajtur në shkollën fillore Haverstock School, në Londër, të pranishëm ishin edhe afaristë, studentë dhe bashkatdhetarë të cilët jetojnë në Mbretëri të Bashkuar.

Murati shpalosi planet e MeD, të cilat, siç tha ai, do të bazohen në tri elemente kryesore: nënshkrimin dhe implementimin e planprogramit të përbashkët me Republikën e Shqipërisë për mësimin plotësues në shkollat e diasporës; ndërtimin e një qasjeje të re dhe të shumanshme ndaj diasporës, e që i merr për konsideratë nevojat e ndryshme dhe evoluimin e saj në gjenerata të dyta e në disa vende edhe të treta; si dhe krijimin e një strategjie e cila do të ofronte kushte më të mira dhe procedura të lehtësuara për afaristët nga diaspora të cilët mëtojnë të investojnë në Kosovë.

Uji Dea

Një ndër objektivat kryesorë është edhe krijimi i programeve të përbashkëta për diasporën në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Kjo për arsye se, ministri Murati theksoi që ne e kemi një diasporë të përbashkët dhe ashtu do ta trajtojmë.

Gjatë takimit, Murati u njoftua me brengat dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet komuniteti shqiptar në Mbretëri të Bashkuar. /Telegrafi/