Fundamenti

“Eco – Higjiena” shkëmben përvojën me Bashkinë e Lezhës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Bajram Isufi drejtor ekzekutiv në “Eco – Higjiena” ka marrë pjesë në një vizitë zyrtare në Bashkinë e Lezhës në Shqipëri për të marrë dhe shkëmbyer përvojat në fushën e menaxhimit të mbetjeve urbane.

Disa përfaqësues të komunave të Kosovës duke përfshirë këtu edhe drejtuesit e “Eco – Higjiena” kanë shkëmbyer përvojat e tyre në qytetin e Lezhës me theks të veçantë është diskutuar eksperienca në fushën e menaxhimit të mbetjeve urbane.

Bajram Isufi drejtor ekzekutiv në “Eco – Higjiena” tha se vizita ishte shumë e dobishme për faktin se në fushën e menaxhimit të mbetjeje urbane Bashkia e Lezhës ka kohë që po operon suksesshëm.

UBT

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Tushaj ka thënë se menaxhimi i mbetjeve ka qenë dhe do të mbetet prioritet për punën tonë.

Bashkia Lezhë prej më shumë se 4 vitesh po aplikon sistemin e grumbullimit të mbledhjeve urbane në mënyrë të diferencuar. Në mbështetje të këtij projekti nga Instituti i kërkimeve Urbane, u mundësua projekti i grumbullimit të plastikës në mënyrë të diferencuar. Aktiviteti kryesor i këtij projekti ka qenë sensibilizimi i opinionit qytetar, për të bërë ndarjen që në burim të mbetjeve.

Pikërisht për të shpjeguar këtë proces hap pas hapi, z. Edlir Vokopola – Drejtor në Drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit në Institutin e Kërkimeve Urbane realizoi një prezantim nga i cili miqtë nga Kosova morën eksperiencën e duhur për të realizuar një proces të ngjashëm në Komunat e tyre. Marrë nga ( http://www.lezha.gov.al) /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.