Mobi Casa

Veteranët kërkojnë nga Luta që të merret me punët e veta

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ka ca ditë që Luta po bëhet luftëtar pas lufte. Deklaratat e tij nën ndikimin e alkoolit rreth publikimit të listave të veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve po irritojnë të gjithë ata që patën guximin të rreshtohen rreth UÇK -së dhe gjithë popullin që e ndihmoi lirinë e Kosovës thuhet në reagimin e veteranëve të luftës së UÇK-së dega në Gjilan.

Në reagim thuhet se parulla të tilla kemi dëgjuar para lufte, gjatë luftës dhe po vazhdojnë edhe sot nga e njëjta orkestër e cila ka vetëm një qëllim, ta politizoje procesin, raporton rajonipress.

UÇK në ZOK ka pas vijën komanduese, strukturën e organizuar ushtarake dhe ushtarët të cilët vullnetarisht iu kanë përgjigjur thirrjes në luftë për çlirim.

Lufta e UÇK-së ka në themelin e lirisë Dëshmorët dhe Martirët e Kombit, por ka edhe dëshmitarët e gjallë – luftëtarët të cilët nuk do të lejojnë askënd që për motive politike të na pengojnë ndriçimin e të vërtetës. Lutës dhe gjithë atyre që janë në angazhime politike ju themi të mos e keqpërdorin pozitën e tyre të besuar nga qytetarët, por të presin procesin përfundimtar të verifikimit të listave.

Uji Dea

Kush ka qenë luftëtar i vërtetë do ta vërtetojë përfundimi i verifikimit të listave duke marr parasysh edhe ankesat e atyre të cilët kanë aplikuar që për gabime teknike ka mundur tu bëhet padrejtësi.

Por, luftëtarët e vërtetë dhe qytetarët e dinë kush ka dezertuar, kush ka ikur përmes Bllacës dhe kush e ka lëshuar atdheun në kohët më të vështira. Veteranët e vërtetë presin përfundimin e verifikimit të listave, ndërsa sot për interesa tjera krrokasin individët si puna e Lutës.

Qytetarët e Zonës Operative të Karadakut që përfshinë katër Komuna (Gjilan, Viti, Dardanë dhe Artanë) e kanë përjetuar luftën i njohin mirë luftëtarët, por i njohin edhe ata që nuk i kanë parë gjatë luftës në këto territore.

Edhe njëherë kërkojmë nga Luta të merret me punët dhe përgjegjësitë që i ka në Komunë dhe të lërë komisionin në punën e vet në mënyrë që të gjithë t`i kryejnë detyrat që iu takojnë thuhet në reagimin e veteranëve të luftës së UÇK-së dega në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.