ARKATANA

Në Dobërqan aksidentohen dy vetura, lëndohen drejtuesit dhe një pasagjere femër

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në fshatin Dobërqan, të Gjilanit më 03.01.2017 raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave civile. Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull shqiptar duke lëvizur me veturën me targa lokale për shkaqe të panjohura ka humbur kontrollin mbi veturën dhe kalon në shiritin e kundërt qarkullues ku ndeshet me veturën tjetër po ashtu me targa lokale.

ARKATANA

Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar të dy drejtuesit dhe një pasagjere femër shqiptare të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/