Fatmir Morina, këngëtari gjilanas që po bën emër e po kërkohet nga publiku
Gjilan – Fatmir Morina tashmë ka bërë emër në muzikën popullore shqiptare. Së bashku me Muharrem Ahmetin kanë lansuar këngën “Na shkojë jeta me marak” e cila ka pushtuar tregun dhe klikimet. Morina për rajonipress flet për jetën e tij muzikore dhe të ardhmen si këngëtar që çdo ditë e më shumë po kërkohet e pranohet nga publiku.
Hapat e parë në muzikë i ka nisur që nga vitit 1995 duke marrë pjesë aktive në shoqëritë kulturore e muzikore të asaj kohe. I njohur si këngëtar popullor Fatmir Morina po bënë emër dhe po kërkohet gjithnjë e më shumë nga publiku, raporton rajonipress.
Në veçanti Fatmir Morina bëri buj në tregun muzikor me këngën e fundit :”Na shkojë jeta me marak” që e këndon në duet me Muharrem Ahmetin.
Morina teksa flet për karrierën e tij muzikore thotë për rajonipress se deri tani ka realizuar mbi 30 këngë. “Çdo këngë e ka vlerën e vet dhe unë përpiqem maksimalisht që për dëgjuesit e mi dhe adhuruesit e shumtë të ofrojë vlera. Kjo ka ndikuar që të bëhem i pranueshëm edhe nëpër dasma, edhe nëpër ahengje, por edhe nëpër manifestimet e ndryshme kombëtare e muzikore” tha Morina.
Morina pos që vepron në Gjilan dhe kërkohet çdo ditë nga publiku ai shpesh udhëton edhe në Zvicër, Gjermani, Austri. “Në diasporë udhëtoj shpesh sepse më kërkojnë publiku. Edhe këtu në Kosovë e Gjilan pati jehonë kënga “Na shkojë jeta me marak”. Unë e çmojë këngëtarin Muharrem Ahmetin sepse është mjeshtër i muzikës dhe është kryekëput origjinal”.
Morina thotë se e ardhmja e tij do të bazohet tek projektet muzikore dhe tek puna profesionale.”Karriera e një këngëtari ndërtohet në punë dhe në profesionalizëm të mirëfilltë. Gjatë gjithë këtyre viteve jam përpjekur që para publikut të ofrojë vlera të mirëfillta dhe kjo më mbanë ende të freskët dhe të motivuar për të qenë gjithherë sa më afër publikut dhe dashamirësve të muzikës popullore” tha Morina./rajonipress/


