Fundamenti

Demolli: Duhet të amendamentohet Kushtetuta, pastaj Ligji për FAK-un

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ministri i Forcës së Sigurisë, Haki Demolli,ka thënë se pret që së shpejti të procedohen në Kuvend amendamentet kushtetuese që mundësojnë transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri.

“Sa i përket FSK-së, unë mund të them se ne, si Ministri, e kemi përgatitur Ligjin për Transformim të FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës, por para se të aprovohet ligji në Kuvendin e Kosovës duhet të aprovohen disa amendamente të Kushtetutës. Sa kam informacione Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë një vendim pozitiv sa i përket amendamenteve të tilla, mirëpo pritet që ato amendamente të procedohen në Kuvend. Vendimi i Kushtetutës është i bazuar në faktin se këto amendamente nuk janë në kundërshtim me të drejtat e njeriut”, tha ministri i Forcës së Sigurisë Haki Demolli, në një intervistë për Radio Kosovën.

Mobi Casa

“Para se të dërgohet ligji për aprovim, gjithsesi duhet të amendamentohet Kushtetuta, sepse me Kushtetutën aktuale është e paraparë si Forcë e Sigurisë së Kosovës. Prandaj, kërkohet që pikërisht në kapitullin që ka të bëjë me institucionet e sigurisë së vendit, të emërtohet, respektivisht të përcaktohet misioni i Forcës së Armatosur të Kosovës. Kështu që, paraprakisht, duhet të bëhen ndryshime, e pastaj të vije ligji për aprovim. Dua të them se, për ndryshimin e Kushtetutës tani më nevojitën votat e dy të tretave të deputeteve dhe dy të tretat e deputeteve të pakicave”, ka thënë Demolli./RTK/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.