Uji Dea

Selvete Shurdhani rizgjidhet Kryetare e PD-së në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Partia e Drejtësisë, dega në Gjilan, ka mbajtur të premten mbrëma Kuvendin e rregullt Zgjedhor, me ç’rast Kryetarja e deritanishme Selvete Shurdhani u rizgjodh përsëri në krye të kësaj dege edhe për një mandat. Po ashtu në këtë Kuvend Zgjedhor u zgjodhën edhe anëtarët tjerë të kryesisë.

Me këtë rast kryetarja e porsazgjedhur, Selvete Shurdhani, u zotua se do të angazhohet që programi i Partisë së Drejtësisë të implementohen dhe të jetësohet, ngase sipas saj, është program që qytetarëve gjilanas iu sjellë një jetë të dinjitetshme.

Ajo ka shpalosur edhe prioritetet me të cilat do të përballet në mandatin e besuar nga më shumë se 50 delegatë, duke premtuar zhvillim dhe shtrirje të PD-së në çdo pjesë të Anamoravës.

Në këtë Kuvend Zgjedhor, i pranishëm ishte edhe Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, që njëherësh është edhe ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, i cili e përgëzoi Shurdhanin për pozitën dhe njëkohësisht i dha mbështetje në punën e saj si kryetare e kësaj dege.

Eco Higjiena

Agani, ndër të tjera tha se PD-ja vazhdon të mbetët parti shtetndërtuese, e cila i ka dhënë shumë shoqërisë kosovare, si në nivelin lokal, ashtu edhe në atë qendror.

Ai po ashtu tha se PD-ja është e vetmja parti politike në vend, që në vete ngërthen vlera të mirëfillta kombëtare dhe fetare, vlera këto që sipas tij, janë të kultivuara ndër shekuj tek populli ynë.

Një fjalë rasti mbajti edhe deputetja Labinotë Demi-Murtezi, e cila falënderoi të pranishmit për mbështetjen e fuqishme që po i japin PD-së në Gjilan, duke potencuar se edhe si deputete në Kuvendin e Kosovës, do të jetë çdo herë zëri i qytetarëve të kësaj ane./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.