UBT

Uji në komunën e Gjilanit është i pijshëm dhe nuk është paraqitur tularemia

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Pas të reshurave të ditëve të fundit në Komunën e Gjilanit, me ç’rast sollën deri tek rritja e nivelit të ujit nëpër lumenj dhe pjesë të tjera të vendbanimeve, ku një sasi e ujit vërshoi disa lokacione të banuara si dhe dëpertimi i ujit nëpër puse, është ngritur shqetësimi nga udhëheqja komunale e Gjilanit – kryetari, nënkryetari dhe ekzekutivi në bashkëpunim me IKSHP (Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik), për të parandaluar paraqitjen e ndonjë sëmundje infektive me prejardhje hidrike.

Pas marrjes se mostrave të ujit nga ato vende ku kishte vërshime si: Dobërqan, Lladovë, Malishevë, Uglarë, Pogragjë, Zhegër etj, Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se edhe përkundër reshjeve dhe pritjeve tona, situata nuk rezultoi të jetë shqetësuese.

Mobi Casa

Në bazë të raportimeve të IKSHP-së, uji që vie nga ujësjellësi në Përlepnicë, Velekincë dhe te “Baja”, është në kondidat normale, derisa për puset rekomandohet klorizimi.

Poashtu, Komuna e Gjilanit informon qytetarët se në bazë të analizave të IKPSH-së, nuk kemi pasur raste të paraqitjes së sëmundjes së tularemisë, andaj nuk ka nevojë për shqetësim të qytetarëve, por rekomandohen masat higjenik-sanitare në vendet e goditura nga vërshimet si dhe pastrimi i terrenit nga mbeturinat dhe papastërti të tjera të cilat mund të jenë burim i infeksionit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.