Arrestohen të kërkuarit nga Gjykata në Viti, Artanë e Gjilan
Gjilan – Në tri raste të ndryshme policia ka arritur të arrestojë të kërkuarit me urdhër të Gjykatës në Viti, Gjilan, e Artanë.
Në rrugën “Adem Jashari” në Viti, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Viti është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.
Në Gjilan në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.
Gjithashtu në Gjilan, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit.
Kurse në fshatin Tullar, të Novobërdës, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit./rajonipress/


