ARKATANA

Arrestohet në Artanë një qytetar, mbante armë e municion

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Policia e Kosovës, Njësite policore të Stacionit Policor, Novobërdë, pas mbledhjes së informatave se i dyshuari A. O. (1972) dyshohet se mban armë zjarri pa leje, dhe se disa herë edhe e ka përdorur armën duke shtënë me të në ajër, kanë hartuar një plan për bastisje.

Me Urdhër të Gjykatës Themelore-DKR, është bastisur shtëpia e të njëjtit, me ç`rast është gjetur një Pushkë Gjysmë automatike, e kalibrit 7.62 mm dhe katër (4) gëzhoja të të njëjtit kalibër, të cilat i dyshuari i mbante pa leje.

Uji Dea

Pushka dhe gëzhojat janë konfiskuar, ndërkaq i dyshuari është arrestuar.

Me vendim të Prokurorit të shtetit, rasti me Kallëzim penal i referohet Prokurorisë Kompetente tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan ./rajonipress/