Hidromorava

Në Zvicër çdo i dyti azilkërkues, kosovar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Përkundër ashpërsimit të ligjit mbi azilin sa u përket ballkanasve, ata sërish përbëjnë numrin më të madh të njerëzve që kërkojnë azil në Baden Württemberg dhe ngjashëm është edhe në nivel të gjithë Gjermanisë.

Ky numër nga fillimi i këtij viti vetëm sa po vjen duke u shtuar.

Aktualisht, 4 nga 5 personat që kërkojnë azil janë nga këto vende, kanë bërë të ditur sot për medie autoritetet kompetente në Karlsruhe.

Motivet janë varfëria, mungesa e perspektivës dhe diskriminimi i pakicave, si për shembull, i romëve.

Ministrat e brendshëm të lëndëve gjermane kanë caktuar për të premten një konferencë telefonike ku do të konsultohen për masat që duhen marrë në raport me shtimin e azilkërkuesve nga Ballkani.

Deri në këtë konferencë, Ministria e Brendshme (e BW) duhet të përgatisë një dokument në të cilin do të shqyrtohet edhe mundësia e zgjerimit ë rrethit të „vendeve të sigurta”.

FIDANISHTJA

Në këtë rreth deri më tash kanë bërë pjesë Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Maqedonia, shkruan diewelt.de. Kjo nënkupton që azilkerkuesit nga këto vende kthehen nga kanë ardhur me procedurë të shkurtuar .

Qeveria SPD/ Të Gjelbrit në Shtutgart e ka miratuar tashmë një zgjerim të tillë, i cili është kundërshtuar ashpër nga aktivistët për të drejtat e njeriut.

Gjatë vitit të kaluar 34.9% e azilkërkuesve në BW kanë ardhur nga ish Jugosllavia.

Në janar kjo përqindje është ngritur në 67%, ndërsa në dhjetë ditët e para të shkurtit , madje, 85.2%.

Ndërsa, nëse në mesin e të ardhurve gjatë janarit çdo i treti ka qenë nga Kosova, në dhjetë ditët e para të shkurtit, nga Kosova vjen çdo i dyti. /Albinfo/