Atifete Jahjaga të mërkurën e viziton Gjilanin
Gjilan – Sipas agjendës së zyrës së presidentes ajo të mërkurën duke filluar nga ora 13.00 pritet të takohet me Lutfi Hazirin. Nuk janë bërë të njohura detajet e këtij takimi, por migrimi dhe çështjet tjera me interes do të jenë në fokus të këtij takimi.
Atifete Jahjaga është hera e parë që zyrtarisht e viziton të mërkurën komunën e Gjilanit që nga marrja e detyrës së saj si presidente e vendit.
Sipas agjendës Jahjaga pritet të takohet me Lutfi Hazirin në zyrën e tij duke filluar nga ora 13.00.
Edhe pse nuk janë bërë të njohura detajet e takimit në fokus të vizitës dhe të takimit pritet të jetë edhe migrimi dhe ikja masive e qytetarëve gjilanas./rajonipress/


