Fundamenti

Hajnat terrorizojnë fshatin Kabash të Vitisë, nuk kursehen as mërgimtarët

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Viti – Në fshatin Kabash të Vitisë brenda dy muajve janë thyer e vjedhur 20 shtëpi, prej tyre dy herë është vjedhur kisha katolike, kurse natën e Vitit të ri janë vjedhur katër shtëpi. Banorët e Kabashit janë të shqetësuar dhe kërkojnë ndihmën e institucioneve komunale.

Në tërë këtë trishtim nuk janë kursyer as mërgimtarët. Labinot Selmani mërgimtar thotë se është vërtet brengosëse që në këtë shekull të plaçkiten shtëpitë tona ashtu në mënyrë të organizuara dhe mos tw kapen hajnat. “Ne po investojmë shumë në vendlindjet tona dhe në anën tjetër nuk kemi mbrojtje nga institucionet” shprehet Selmani.

Mobi Casa

Banorët e fshatit Kabash të Vitisë kërkojnë nga institucionet e sigurisë që të ndërmerren hapa urgjent ose zbardhjen e këtyre rasteve në të kundërtën ata kanë paralajmëruar se do të organizohen vet për të mbrojtur shtëpitë e tyre./rajonipress/