Arrestime në Artanë, Viti e Muçibabë
Gjilan – Në fshatin Llabjan të Novobërdës në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit në kohëzgjatje prej 13 ditëve njoftoj policia e Kosovës.
Edhe në rrugën “Adem Jashari” në Viti në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit në kohëzgjatje prej 14 ditëve.
Kurse në pikën kufitare në Muçibabë në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar dhe i njëjti i është dorëzuar njësitit të Stacionit Policor të Suharekës./rajonipress/


