Në Viti arrestime për armë dhe dhunë familjare
Gjilan – Në fshatin Lubishtë të Vitisë me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është bërë bastisja e shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull shqiptar me ç`rast janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK 47 , një karikator, një fishekë i të njëjtës armë, një fishekë i kalibrit 7.62 X39 mm, një fishek i kalibrit 12.7 mm dhe shtatë fishekë 7.9 mm njoftoj policia e Kosovës.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Kurse në një rast tjetër gjithashtu në Viti është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti pas një fjalosje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër shqiptare me ç’rast e njëjta ka pësuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar tretman mjekësorë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt./rajonipress/

