UBT

Fshatrat e Anamoravës i merr uji

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Fshatrat e Anamoravës vërshohen nga shiu i fundit derisa më të prekurat konsiderohen fshati: Velekincë, Kuvcë e Epërme, Livoç i Epërm, Kmetoc, Dobërçan, Përlepnicë, Radivojc, Budrikë, Skifteraj, Kabash, Binq, Remnik etj. Pavarësisht se Komuna e Gjilanit dhe ajo e Vitisë thonë se situata është e menaxhueshme dëmet sipas banorëve janë të mëdha.

Shiu që ra të premtën ka dëmtuar disa fshatra të komunës së Gjilanit dhe Vitisë. Dalja e ujit nga shtrati i lumit, ka bërë që në Miresh e Përlepnicë të dëmtohen shumë kultura bujqësore, raporton rajonipress.

Tashmë edhe fshatrat tjera si Velekincë, Kuvcë e Epërme, Livoç i Epërm, Pograxhë janë goditur nga vërshimet. Ndonëse zyrtarët komunal kanë thënë se gjendja nuk është shqetësuese, banorët dhe qytetarët vlerësojnë së dëmet janë të konsiderueshme.

Uji Dea

Edhe në Viti fshatrat e kësaj komune janë vërshuar nga uji. Drejtori i shërbimeve publike Nexhmedin Jakupi, thotë se gjendja më e rëndë paraqitet në Radivojcë, Budrikë e Skifteraj, edhe pse situata është e menaxhueshme.

Përmbytje të tokave bujqësore janë shënuar në disa vendbanime të komunës së Vitisë si në Radivojcë, Budrikë, Skifteraj, Ramnishtë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.