Eko Higjiena

Më në fund flet edhe Begzad Sinani për ikjen e kamenicasve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Pas largimit të shumë familjeve e nxënësve nga Kamenica drejt vendeve të BE-së ka folur edhe Begzad Sinani duke bërë apel tek qytetarët e Kamenicës të mos lëshojnë vendin. Bashkë t’i kalojmë sfidat dhe ta ndërtojmë të tashmen dhe të ardhmen tonë ka thënë Sinani para drejtorëve komunal.

Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani, të premten më ën fund e ka ngritur shqetësimin rreth migrimit ilegal të qytetarëve të kësaj komune.

Në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve, kryetari Sinani bëri apel që të bëhet gjithçka që është e mundur në mënyrë që qytetarët tonë të ndalojnë migrimin, duke vënë në pah se ashtu si në gjithë Republikën e Kosovës, edhe në komunën tonë një dukuri e tillë ka marrë përmasa shqetësuese.

UBT

“Duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur që çdo qytetari në vendin tonë, t’i tregohet se megjithë sfidat e shumta, ne duhet të bëjmë përpjekje të vazhdueshme dhe bashkërisht që të tashmen dhe të ardhmen, ta ndërtojmë në vendin tonë dhe për vendin tonë që kemi dhënë aq shumë”, ka thënë veç tjerash Sinani.

Në këtë mbledhje, janë diskutuar edhe një sërë çështjesh, si manifestimi për ditën e shpalljes së Pavarësisë, regjistrimi i pronave, ndriçimi publik në disa zona rurale dhe urbane të komunës etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.