UBT

Reshjet e shiut vështirësojnë disa rrugë kryesore në rajonin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Moti i rënduar dhe reshjet e mëdha të shiut kanë vështirësuar lëvizjen në disa akse rrugore nëpër rrugët rajonale të Gjilanit, në vet qytetin e Gjilanit, por edhe nëpër rrugët tjera dytësore.

Policia e Kosovës njësitet e trafikut rrugor gjatë gjithë ditës së sotme kanë pasur lëvizje të shtuara nëpër të gjitha segmentet rrugore tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale.

Deri më tani raportohet se rrugët janë të kalueshme, por lëvizja është mjaftë e vështirësuar.

Nëpër vende të ulëta niveli i ujit është ngritur ndjeshëm edhe duke dalë nëpër rrugët kryesore.

Fundamenti

Policia porosit vozitësit të jenë të vëmendshëm veçanërisht në akset skaj maleve, sepse mundësia e rrëshqitjes së dheut dhe e gurëve është evidente, në qoftë se intensiteti i të reshurave nuk pushon.

Vështirësi deri më tani janë paraqitë: Aksi rrugor Gjilan – Ferizaj, në fshatin Radivojc, Skifteraj dhe rrethina të Vitisë, magjistralja Gjilan – Kamenicë nga fshati Dobërqan deri në fshatin Crep, si dhe aksi rrugor Gjilan – Prishtinë te penda e Livoçit.

Fatmirësisht deri më tani nuk kemi raportime për aksidente rrugore si pasoj e reshjeve të mëdha apo edhe përmbytje të përmasave të mëdha./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.