Iris Shalën e “ndjekin” kudo
Aktorja dhe topmodelja 24 vjeçe, Iris Shala, e lindur në Prishtinë por që jeton në Graz të Austrisë e cila është zgjedhur për “Playmate July 2013″, titull që e shpall revista për meshkuj “Playboy”, botimi gjerman për çdo muaj.
Irisi gjithashtu është e njohur edhe nga një rol që ka luajtur në serialin e njohur gjerman “Anna und die Liebe” (Ana dhe dashuria).
Kështu kosovarja, ka arritur të bëhet një fytyrë mjaftë e njohur në Evropë. Ajo sa aktuale në profesionet e saja, aq është edhe në rrjetet sociale. Së fundmi bukuroshja nga Prishtina ka postuar një fotografi mjaftë provokative, gjë që ndodh shpesh nga ana e saj, transmeton Tribuna.
Derisa Iris shfaqet vetëm në të brendshme në dritaren e një shtëpie në Vienë, dikush e ka fotografuar atë. Sipas asaj që ka shkruar bukuroshja kosovare në Instagramin e saj, ajo ka treguar që kjo fotografi është shkrepur nga dikush deri sa ajo po pozonte për një fotosesion të ri./Gazeta Tribuna/


