UBT

Abazi: Po fillon edhe një vit me hipnozën e zgjedhjeve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Sahit Abazi shef i grupit të PDK-së thotë se kur e dëgjon kryetarin e komunës së Gjilanit të krijohet përshtypja që fushata veç sa ka filluar, i nisë dhe i përfundon fjalimet tepër politike me shprehjet :”Do ta bëjmë” sepse ai e konsideron vetën ende në fushatë, ose nuk po dinë kah ja man, sepse ka hyrë në teren ku retorika nuk i kryen punë, meqë kërkohen zgjidhje praktike e pragmatike.

Abazi tha për rajonipress se vitin 2014, Haziri e kaloj duke e vajtuar gjendjen, që e gjeti në komunë, pa të drejtë sepse kishte të lëna projekte gati, bile edhe mjete të gatshme nga qeveria dhe donatorët.

FIDANISHTJA

“Duke e përdorur retorikën e tij të zgjuar u mundua t`i përvetësojë ato projekte. Viti që kemi hyrë e që mbanë përgjegjës kryetarin aktual duket të jetë më i vështiri në historinë e pas luftës në Gjilan, sepse kryetari me ekip ka vendosur t`i zvogëlojë investimet kapitale në Gjilan, pasojat do të jenë të rënda për krejt komunitetin e biznesit, e më vonë edhe për qytetarët në tërësi”.

Abazi mendon se Luta ka vendosur ta rrisë shumën e mjeteve që quhen subvencione me një ide të mbrapshtë që të vë në kontroll dhe të bëjë kapje të komunës duke dhënë vet kryetari mjete financiare. “Si asnjëherë më parë kanë lulëzuar ndërtimet pa leje. Komuna ka rivendosur taksat komunale për biznesin në Gjilan, për ta vështirësuar gjendjen edhe më shumë. Kryetari shumicën e herëve e kalon në aeroplan dhe në Prishtinë sikur i ka mbetur atij t`i zgjidhë problemet madhore të kombit. I humbur në këtë teren kryetari vazhdon të premtojë në hava. I bëjmë thirrje si opozitë që pas një viti të huqur në Gjilan t`i kthehet angazhimeve për të zgjidhur problemet e gjilanasve sepse kjo është detyra e tij” tha Abazi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.