UBT

Xhandarmëria serbe tenton të marr shtyllat elektrike në territor të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Mbi 100 shtylla elektrike që ndodhen në brendi të territorit të Kosovës janë tentuar të merren nga xhandarmëria dhe policia serbe. Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë tha se këto shtylla janë në territor të Kosovës dhe nuk do të lejojmë që të merren nga Serbia. I kam njoftuar edhe KFOR-in edhe Begzad Sinanin për këtë tentativë të xhandarmërisë serbe tha Lenjani.

Xhandarmëria serbe dhe policia serbe të shoqëruar edhe nga zyrtarët e elektrodistribucionit të Serbisë kanë tentuar të enjten që të marrin mbi 100 shtylla elektrike në brendi të territorit të Kosovës raporton rajonipress.

Server Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë tha për rajonipress se këtë tentim vjedhje të xhandarmërisë serbe e kanë penguar banorët shqiptarë të cilët nuk do të lejojnë për asnjë çmim që të merret kjo pasuri e Kosovës. “Për këto shtylla elektrike që ndodhen tek vendi i quajtur “Quka” dhe “Miniera” kanë investuar banorët shqiptarë dhe asnjë cent nuk e ka dhënë Serbia. Gjithashtu këto shtylla janë në brendi të territorit të Kosovës dhe unë urgjentisht e kam lajmëruar edhe KFOR-in edhe Begzad Sinanin” ka sqaruar Lenjani.

FIDANISHTJA

Lenjani tha se kjo pasuri e Kosovës do të mbrohet me çdo kusht pavarësisht se Serbia po e llogaritë si pronë të vetën. “Po ua shohim sherrin hartave të KFOR-it dhe mos reagimit të Qeverisë e Parlamenti të Kosovës. Ata deputet të mjerë po e marrin kotë pagën sepse askush nuk ka reaguar rreth tkurrjes së kufirit kosovarë” shprehet i revoltuar Lenjani.

“Unë i bëjë apel strukturave komunale që ta thërrasin urgjentisht policinë e Kosovës dhe KFOR-in dhe ta pengojnë këtë plaçkitje të pronës kosovare ose ndryshe ne do te mbrojmë vetë” tha Lenjani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.