Kamenica shtynë afatin e legalizimit të ndërtimeve
Kamenicë – Zyrtarët komunal në Kamenicë e kanë shtyrë afatin për legalizim të ndërtimeve deri më 11 qershor 2015.
Zyrtarët komunal thanë se janë të kënaqur me interesimin e madh të qytetareve për të legalizuar objektet e tyre.
Duke e parë këtë interesim dhe për t`iu dhënë mundësi edhe më shumë qytetareve afati për të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës për legalizim të ndërtimeve do të vazhdohet deri më 11 qershor 2015./rajonipress/


