Për një javë 607 certifikata lëshohen në Gjilan
Gjilan – Nazim Gagica drejtor i administratës së përgjithshme tha për rajonipress se vetëm javën e fundit janë lëshuar 607 certifikata të cilat kryesisht po merren nga familjet për të ikur jashtë vendit. Vetëm për muajin janar janë lëshuar 2400 certifikata tha ai.
Numri i qytetarëve gjilanas që kërkojnë certifikata të cilat kryesisht po shfrytëzohen për të kaluar kufirin e Serbisë dhe Hungarisë në Gjilan sa vije e rritet. Madje këto kërkesa janë të vazhdueshme thotë për rajonipress Nazim Gagica drejtor i administratës së përgjithshme në Gjilan.
Gagica tha se vetëm për muajin janar janë lëshuar 2400 certifikata të cilat i përdorin qytetarët për të kaluar jashtë kufijve të Kosovës. Ndërsa vetëm për një javë 26 janar – 31 janar janë lëshuar 607 certifikata dhe ky numër kaq i madh nuk ka ndodhur asnjëherë në këtë administratë tha Gagica.
Gagica tha se vetëm për datën 2 shkurt 2015 janë lëshuar 191 certifikata, derisa të martën janë lëshuar 50 certifikata me fotografi të fëmijëve.
Gagica tha se numri i atyre që kërkojnë certifikata është shumë i rritur edhe pse kemi numër më të vogël të kërkesave në nivel Kosove. “Ka shumë kërkesa të vazhdueshme dhe kjo vërtet është tepër brengosëse dhe shqetësuese” tha Gagica./rajonipress/


