Mobi Casa

Shoqëria civile: Isa t`i vizitojë zyrtarisht qytetet, e jo shtabet e LDK-së

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Shaban Terziu nga shoqëria civile thotë për rajonipress se kryeministri Isa Mustafa edhe pse ishte në Gjilan pas zgjedhjes së tij si kryeministër, ai e vizitojë vetëm selinë e LDK-së, por jo edhe institucionet komunale. Kryeministri duhet të flas me qytetarët e jo me partiakët shprehet Terziu.

Isa Mustafa sa herë që vinte në Gjilan ndihej i fuqishëm dhe kishte besim të madh tek Gjilani e Anamorava kur ishte në pyetje kutia e votimit. Por ky proces tashmë ka përfunduar ndërsa Gjilani as pas një viti s`ka përfituar asnjë donacion serioz që do ta përmirësonte jetën e tyre, raporton rajonipress.

UBT

Madje shumë projekte serioze siç është lumi “Mirusha” e projekte tjera infrastrukturore kanë mbetur të bllokuara. Kjo politikë qeveritare po e shqetëson shoqërinë civile në Gjilan e cila po vlerëson se Isa Mustafa edhe ato pak vizita që po i bënë, kryesisht po i shfrytëzon për nevoja partiake.

Shaban Terziu nga shoqëria civile dhe pjesë e OJQ “Lansdowne” thotë për rajonipress se kryeministri Isa Mustafa edhe pse ishte në Gjilan pas zgjedhjes së tij si kryeministër ai e vizitojë vetëm selinë e LDK-së, por jo edhe institucionet komunale. “Kryeministri duhet të flas me qytetarët e jo me partiakët dhe votuesit e tij. Gjilani dhe Anamorava ka pritur shumë nga qeverisja Mustafa, por si duket asgjë serioze nuk do të realizohet për këtë pjesë. Ne jemi të zhgënjyer sepse ende mbeti në gjysmë lumi “Mirusha”, ende s`ka asnjë projekt madhor apo serioz për Gjilanin. Po flitet autostrada, por kjo me gjasë do të mbetet vetëm një ëndërr sepse gjithçka ishte shfrytëzuar për fushatën zgjedhore” tha Terziu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.