United Hospital

Haziri e siguron USAID-in për menaxhim të drejt të projekteve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim përfaqësuesit e USAID-it në Kosovë, zonjën Sara Buchanan – drejtoreshë e Zyrës për Demokratizim dhe Qeverisje të USAID Kosovë si dhe z. Jeton Cana – Specialist për Qeverisje Lokale.

Në takim është diskutuar lidhur me partneritetin e mundshëm të drejtpërdrejt me institucionet e qeverisë lokale për zbatim të projekteve, përmes këtij partneriteti USAID-i do të financonte në mënyrë të drejtpërdrejt projekte të identifikuara, deri sa Komuna do të menaxhojë tërë procesin e implementimit të projektit/grantit.

Kreu i Komunës, Lutfi Haziri ka falënderuar përfaqësuesit e USAID-it për këtë nismë, e cila njëherit siguron se në komunat e Kosovës ka avancime në aspektin e qeverisjes dhe menaxhimit në ofrimin e shërbimeve për qytetarët e saj, deri sa në anën tjetër përmes kësaj iniciative dhe realizimit të projekteve të tilla, komunat edhe më tej do t’i ngrisin kapacitetet e tyre në menaxhim të projekteve.

UBT

Kryetari Haziri u zotua se nëse Komuna e Gjilanit do të jetë pjesë e kësaj iniciative të USAID-it, ai personalisht do të angazhohet maksimalisht që projekti të menaxhohet dhe implementohet brenda afateve të planifikuara dhe me kualitet të lartë në të gjitha fazat e menaxhimit të tij.

Komuna e Gjilanit për 16 vite USAID-in e ka pasur një partner shumë të rëndësishëm si në realizim të shumë projekteve të fushave të ndryshme ashtu edhe në ngritje të kapaciteteve në qeverisje lokale i cili partneritet është duke vazhduar edhe më tej./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.