ARKATANA

Arrestohen tre punëtor të KEDS-it për ryshfet në Viti, te Shushtë plagoset një shqiptar

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Në rrugën “Dëshmorët e Vitisë” në Viti janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptar punëtor të KEDS-it, pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke marrë ryshfet në vlerë prej 200 € nga një mashkull shqiptar në emër të një borxhi për energji elektrike njoftoj policia e Kosovës.

Sipas policisë njëri nga të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa dy janë liruar në procedurë të rregullt.

Uji Dea

Kurse në fshatin Shushtë të Vitisë është arrestuar një mashkull shqiptar pasi që i njëjti ka plagosur me pushkë gjuetie viktimën mashkull shqiptar. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë zyrtare e pylltarisë të tipit Arsman-A6, me dy fishekë të kalibrit GA-12.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./rajonipress/

Mund të ju interesoj: