FIDANISHTJA

Lenjani porositë opozitën: Ejani në Karaqevë protestoni e gjuani gur…

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Selver Lenjani ndihet i befasuar dhe i zhgënjyer me dhunën e paarsyeshme që po ushtrohet në protestat e organizuara nga opozita. E di që ka arsye për të protestuar sepse edhe unë jam i revoltuar në Jabllanoviqin, por dhuna që po bëhet aty është e panevojshme. Ata policë janë djemtë tanë dhe sa do doja që ata t`i kisha në vijën kufitare. Opozita ka vend sa të duash për të hedhur gur e gjësende të tjera. Ejani në Karaqevë e mbrone vendin dhe vijën kufitare është porosia e Lenjanit.

Selver Lenjani është përkrahës i çdo ndryshimi ku përfitues janë qytetarët dhe të drejtat e tyre. E ka penguar tepër shumë deklarata e Jabllanoviqit për të cilin thotë se është turp që ende mbahet në atë pozitë, raporton rajonipress.

UBT

Por Lenjani ndihet i zhgënjyer me dhunën që po shkaktohet në protesta. “Dhuna është e patolerueshme e aq më parë kur aty kemi emra të njohur si Ramushi, Albini e Limaj. Vërtet kjo nuk arsyetohet me asnjë çmim. Ata polic janë shqiptarë dhe janë djemtë tanë. Sa do të doja që ata polic t`i kisha në vijën kufitare në Karaqevë e tu jepja lule e t`i përqafoja fort. Mos e dëmtoni segmentin më të rëndësishëm të një shteti siç është policia” ka porositur Lenjani opozitën.

Lenjani thotë se nëse opozita dëshiron vërtet ta mbrojë shtetin dhe territorin e Kosovës le të vijnë në Karaqevë. “Ejani në Karaqevë dhe na vizitoni se keni mjaft vend ku të gjuani gur e ku të shfryheni. Jakup Krasniqi doli në protestë për asgjë, kurse sa ishte kryetar i Parlamentit as nuk e dinte se ku i bije Karaqeva. U mësuam me demagogjinë e këtyre politikanëve” shprehet i revoltuar Lenjani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.