ARKATANA

Haziri: Jabllanoviq e ka varrosur vetën politikisht

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit, në një debat të mbajtur në Gjilan, tha se deklarata e Jabllanoviqit është e zeza e vetvetes, ngase sipas tij, me atë deklaratë, ai pos që ka prekur ndjenjat e nënave shqiptare, vetës i ka qitur hije të keqe, kurse dëme i ka shkaktuar edhe popullit të vet.

UBT

“Jabllanoviqi e ka varrosur vetën politikisht derisa shoqëria e jonë nuk duhet të bie pre e deklaratave të pamatura të kujtdo qoftë e as të Jabllanoviqit. Me deklaratat e tija, ministri Aleksandër Jabllanoviq, i ka bërë dëm vetvetes, serbëve që jetojnë në Kosovë dhe atyre që mëtojnë të kthehen. Deklaratat e tilla nuk i duhen askujt”, tha kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj: