Eko Higjiena

Komuna i ndihmon topanicasit në zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Kryetari i komunës së Kamenicës Begzad Sinani, mori pjesë në debatin e organizuar me qytetarë në fshatin Topanicë, ku u diskutuan punët që janë kryer deri tani në këtë fshat dhe nevoja e bashkëpunimit të mëtutjeshëm, në realizimin e kërkesave të qytetarëve.

Kryetari i Këshillit Lokal, Rexhep Morina, duke falënderuar për bashkëpunimin e deritashëm, prezantoi nevojat e qytetarëve të Topanicës para kryetarit të komunës.

Ndër to, si një nevojë e menjëhershme u paraqit problem i furnizimit me ujë të pijshëm.

Uji Dea

Sinani, falënderoi qytetarët që ishin mbledhur në këtë debat, duke vlerësuar lart gatishmërinë e qytetarëve të Kamenicës, si një fshat i organizuar e solidar.

Njëherit, Sinani bëri të ditur se komuna do të financojë hapjen e një pusi në fshatin Topanicë.

“Kontributi juaj si fshat për komunën, mbetet në një nivel të lartë që ne e çmojmë. Gjithashtu edhe bashkëpunimi për çdo projekt, gjithmonë ka qenë i madh. Me problemin e furnizimit të ujit të pijshëm në fshatin tuaj, jam njoftuar para pak kohësh. Andaj do të fillohet menjëherë me procedurat për projektin e hapes së një pusi për ujë të pijshëm, duke vlerësuar se ky hap është një hap i domosdoshëm”, tha veç tjerash Sinani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.